Sporti

Milani do të shkarkojë Fonseca-n në rast të humbjes në derbi ndaj Interit

09/19/2024 10:50
nga:Mergim Rreci

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani do të shkarkojë trajnerin Paulo Fonseca nëse kuqezinjtë humbasin në derbin kundër Interit të dielën.

Aventura e tij në klub mund të përfundojë këtë fundjavë kur skuadra e tij Milan do të takohet me Interin në derbin e parë della Madonnina të sezonit, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani do të shkarkojë trajnerin e tyre nëse humbet në derbin këtë të dielë që vjen.

Kuqezinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon , dhe lojtarët janë ofenduar pas një humbjeje 3-1 në Champions League kundër Liverpool të martën.

Sipas raportit, Zlatan Ibrahimovic, Geoffrey Moncada dhe Giorgio Furlani diskutuan skenarët e mundshëm pas humbjes së mesjavës kundër Reds në San Siro.

Ata shpresojnë se Fonseca do t’i kthejë gjërat duke mposhtur rivalët e qytetit, por portugezi do të shkarkohet nëse dështon.

/GazetaBlic Sport/