Milani vazhdon bisedimet me futbollistin e lirë Olivier Giroud, por gjithashtu thuhet se ka rënë dakord për një plan pagese me Chelsea për Fikayo Tomori.
Qendërmbrojtësi arriti në janar në huazim me opsionin për të blerë për 28 milion € dhe bëri një përshtypje të madhe, duke shtyrë Alessio Romagnoli në stol, përcjell GazetaBlic Sport.
Përpjekjet për të negociuar për një zbritje në klauzolë dështuan, kështu që Tuttosport pretendon se Milani në vend të kësaj ka arritur të bindë Chelsea të pranojë pagesën e plotë të 28 milion € në këste të ndryshme.
Kjo do t’i lejojë Rossonerët të shpërndajnë koston në disa sezone.
Ndërkohë, sulmuesi i Chelsea Giroud është një agjent i lirë nga 30 qershori dhe duket gjithnjë e më shumë pranë bashkimit me Milanin.
Është raportuar se ai do të duhet të marrë një ulje page nga 6 milion € për sezon në Stamford Bridge në 4 milion € plus bonuse të lidhura me performancën.
Milani është kthyer në Ligën e Kampionëve pas shtatë sezonesh dhe e shohin Giroud si një alternativë ndaj shokut të tij veteran Zlatan Ibrahimovic.
/GazetaBlic Sport/


