Sporti

Milani dhe Roma në garë për yllin portugez të Manchester United

10/01/2021 15:05
nga:E K

Afati kalimtar i janarit është ende larg, por Milani dhe Roma tashmë kanë menduar përforcimin e skuadrave të tyre përkatëse.

Skuadrat italiane janë në garë për të siguruar shërbimet e portugezit të Manchester United, Diogo Dalot, shkruan GazetaBlic Sport.

Rossonerët janë të etur për ta kthyer mbrojtësin e djathtë 22-vjeçar në Itali.

Milan ishte e interesuar për shërbimet e tij edhe gjatë afatit të kaluar kalimtar por Ole Gunnar Solskjaer e ndaloi largimin e tij nga Old Trafford.

/GazetaBlic Sport/