Sporti

Milani dhe Barcelona kërkojnë transferimin e mbrojtësit të Chelseas

12/07/2021 18:45
nga:Mergim Rreci

Milan dhe Barcelona thuhet se janë afruar me mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen, por ka të ngjarë që ai të vazhdojë kontratën e tij në Stamford Bridge.

Kuqezinjtë po kërkojnë një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të janarit pasi humbën Simon Kjaer për pjesën tjetër të sezonit pas operacionit në ligamentin e gjurit, përcjell GazetaBlic Sport.

Christensen do të ribashkohej me ish-mbrojtësin e Chelseat, Fikayo Tomori, karriera e të cilit ka lulëzuar në Itali që kur u transferua në San Siro.

Barcelona është gjithashtu e interesuar në idenë e transferimit së 25-vjeçarit danez në verë si agjent i lirë, sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano.

Megjithatë, i njëjti burim këmbëngul se Chelsea ka besim se Christensen do të nënshkruajë kontratën e re për të qëndruar në Stamford Bridge përtej qershorit 2022.

Ai është disi i frustruar nga mungesa e kohës së rregullt të lojës nën drejtimin e Thomas Tuchel dhe ka bërë 15 paraqitje konkurruese këtë sezon midis Premier League, Champions League, duke kontribuar me një gol.

/GazetaBlic Sport/