Sporti

Milani dështon përsëri në Serie A, mposhtet nga Udinese

03/18/2023 22:48
nga:Mergim Rreci

Milani e ka pësuar humbjen e radhës në Serie A.

Udinese ka triumfuar me rezultat 3 me 1 në “Dacia Arena”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje e mrekullueshme nga skuadra e drejtuar nga Andrea Sottil, e cila siguroi tre pikë me shumë vlerë.

Pereyra, Beto dhe Ehizibue shënuan golat për vendasit, kurse Ibrahimovic shënoi golin për “Rossonerët”.

Milani pas kësaj humbje mbetet në vendin e katërt me 48 pikë, kurse Udinese në vendin e 8 me 38 pikë.

/GazetaBlic Sport/