Sporti

Milani dështon përsëri, Napoli superior në Serie A

10/29/2024 22:40
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Napolit e ka siguruar fitoren e radhës në Serie A.

Të drejtuarit e Contes kanë triumfuar ndaj Milanit në ‘San Siro’, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 2, me Lukaku dhe Kvaratskhelia që realizuan golat.

Me këtë fitore, Napoli është bindshëm në vendin e parë me 25 pikë, kurse Milani ‘fundoset’ edhe më shumë me vetëm 14 pikë pas 9 ndeshjeve.

/GazetaBlic Sport/