Sporti

Milani dështon edhe njëherë në merkato / Danjuma do të kalojë tek Evertoni

07/20/2023 13:39
nga:L J

Sulmuesi i Villarrealit ka preferuar të vazhdojë karrierën e tij tek Evertoni, pasi siç duket Milani dhe Villarreali nuk ranë dakord për huazimin e tij.

Danjuma do t’i nënshtrohet testeve mjekësore si lojtar i ri i Evertonit në ditët në vijim, raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja për huazimin e tij është arritur deri në qershor 2024. Danjuma ka pranuar – ai tashmë ka folur edhe me trajnerin Sean Dyche.

Milani tani do të fokusohet tërësisht tek super sulmuesi tjetër i Villarrealit, Samuel Chukwuezen.

/GazetaBlic Sport