Skuadra e Milanit ka dështuar përsëri në Serie A.
Rossonerët kanë fituar vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Lecces, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 2, me Milanin që ‘lëshoi’ fitoren nga duart.
Të drejtuarit e Piolit kishin avantazhin prej 0 me 2, por që skuadra e Ylber Ramadanit e barazoi rezultatin në pjesën e dytë.
Ishte një paraqitje shumë e mirë edhe në këtë ndeshje nga reprezentuesi i Shqipërisë.
/GazetaBlic Sport/


