Sporti

Milani dëshiron ta kompletojë sa më shpejt transferimin e Renato Sanchesit

06/11/2022 09:52
nga:E K

Milan raportohet të ketë arritur marrëveshje personale me Renato Sanches.

“Rossonerët” po punojnë që ta mbyllin marrëveshjen edhe me klubin francez, Lille, shkruan GazetaBlic Sport.

Sanches shihet si zëvendësues adekuat i Kessie i cili tashmë nuk konsiderohet të jetë lojtar i Milan, pasi ky i fundit ka zgjedhur Barcelonën si destinacionin e tij të ardhshëm.

Mesfushori portugez, do jetë përforcimi i dytë i Milan, pasi këta të fundit kanë siguruar shërbimet e ish-sulmuesit të Liverpoolit, Divock Origi.

/GazetaBlic Sport/