Sporti

Milani arrin marrëveshjen për sulmuesin e ri

08/21/2025 17:50
nga:Lorik J

Milani tashmë ka një marrëveshje me Bayer Leverkusen dhe Victor Boniface, raporton Sky Sport Italia.

Rossonerët do ta marrin sulmuesin nigerian për rreth 30 milionë euro, thekson mediumi, duke shtuar se marrëveshja është në formë huazimi me mundësi blerjeje.

Boniface shënoi mesatarisht një gol çdo dy ndeshje për Bayer Leverkusen (32 gola në 61 ndeshje, si dhe 12 asiste). Sezonin e kaluar, Boniface luajti 19 ndeshje dhe shënoi 8 gola, me një dëmtim që e la jashtë fushave për më shumë se dy muaj.

/GazetaBlic Sport