Sporti

Milani arrin marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Jimenezit

03/24/2024 21:27
nga:E K

Milani raportohet se ka arritur një marrëveshje të hershme për të transferuar Alex Jimenezin nga Real Madridi për një çmim nën 5 milionë euro.

Mbrojtësi i majtë teknikisht është pjesë e skuadrës së të rinjve Primavera, por tashmë ka bërë pesë paraqitje për skuadrën e parë të Milanit në Serie A dhe Kupën e Italisë.

Jimenez është i huazuar nga Real Madridi te Milani, me një opsion blerjeje për 5 milionë euro – por, sipas “Sky Sport Italia”, “kuqezinjtë” kanë vendosur të mos presin deri në fund të sezonit për blerjen e tij.

Madje, “Rossonerët” kanë negociuar me Real Madridin një blerje për pak më pak se 5 milionë euro.

“Los Blancos” do të mbajnë një klauzolë për rikthimin e 18-vjeçarit, por do të vendoset një shifër më e lartë.

Milani tani duhet të negociojë me Jimenezin për kushtet e kontratës, në mënyrë që të e përfundojë këtë lëvizje.