Nëse Milani dhe Interi përfundojnë sezonin me pikë të barabarta, kuqezinjtë do të kurorëzohen me titullin në Serie A.
“Rossonerët” qëndrojnë më mirë në përballjet direkte kundër rivalëve të tyre të qytetit këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.
Vetëm dy pikë ndajnë Milanin dhe Interin me katër ndeshje të mbetura. “Nerazzurrët” humbën një shans të artë për t’u rikthyer në krye të tabelës dje, duke humbur ndeshjen e tyre në dorë kundër Bolognas.
Djemtë e Simone Inzaghit do të përballen me Udinesen, Empolin, Cagliarin dhe Sampdorian në katër ndeshjet e fundit të sezonit në Serie A.
Milani, nga ana tjetër, duket se ka një kalendar paksa më të vështirë ndeshjesh me ndeshjet kundër Fiorentinës, Veronas, Atalantas dhe Sassuolos.
Ata kanë një rekord më të mirë ballë për ballë kundër Interit këtë sezon, pasi kanë barazuar Derbin e parë della Madonnina në nëntor (1-1) dhe kanë fituar të dytin 2-1 në shkurt.
/GazetaBlic Sport/


