Serie A vjen në këtë fundjavë me xhiron e fundit.
Një sezon fantastik që nuk ka ende një skuadër kampione, por që do të mësohet pikërisht në këtë javë, pëcjell GazetaBlic Sport.
Sassuolo – Milan dhe Inter – Sampdoria, janë dy takimet që do të vendosin për fatin e titullit.
Daniele Doveri është caktuar si gjyqtar kryesor i ndeshjes në “Mapei Stadium”, atje ku “Rossonerët” kanë nevojë për vetëm një pikë.
Në anën tjetër, takimin në“Giuseppe Meazza” do ta drejtojë Marco Di Bello.
/GazetaBlic Sport/


