“Derbi i Milanos do të jetë një gjysmëfinale e ekuilibruar, por nëse më duhet të vë bast 1 euro, do ta vë për Inter.
Mendoj se zikaltërit kanë një avantazh sepse i shoh më të fortë në këtë lloj ndeshjeje”-kështu tha Giorgio Chiellini në një intervistë të dhënë së fundmi.
Ishi i Juventus zbuloi ndër të tjera se sipas tij në finale do të jenë Inter dhe Manchester City.
“Parashikimi im për finalen e këtij viti është Inter-Manchester City. Edhe këtu me pak dyshim sepse gjysmëfinalisti tjetër, Real Madrid, është gjithashtu shumë i fortë. Por mendoj se herët a vonë Manchester City do të duhet të arrijë finale dhe për këtë arsye unë do të bast një euro për finalen e Inter-Manchester City”-deklaroi ai.


