Skuadra e Milanit ka kaluar në fazën tjetër të Champions Leagues pas fitores së sotme ndaj Salzburg.
Milan ka mposhtur Salzburgun me rezultatin e thellë 4:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Rossonerët kanë zhvilluar një paraqitje shumë të mirë – duke kaluar tutje në fazën e eliminimit.
Giroud e hapi serinë e golave në minutën e 14’të.
Pjesa e dytë ishte perfekte për Milanin, pasi realizuan edhe tre herë. Fillimisht realizoi Krunic, pastaj Giroud dhe në fund Messias.
/GazetaBlic Sport


