Antonio Conte kthehet në terrenin e tij të vjetër sonte pasi Tottenham do të përballet me AC Milan në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Italisë, AC Milan takohen me Tottenhamin me fillim nga ora 21:00 në San Siro, në kuadër të ndeshjes së fazës së eliminimit të Championsit, shkruan GazetaBlic Sport.
Tottenhami është eliminuar në këtë fazë në tre nga katër paraqitjet e fundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa AC Milan kalon në nokaut për herë të parë që nga viti 2014.
Më poshtë keni formacionet e mundshme të dy skuadrave:
AC Milan: Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Tomori; Calabria, Krunic, Tonali, Hernandez; Diaz, Leao; Giroud
Tottenham Hotspur: Forster; Romero, Dier, Davies; Emerson, Sarr, Skipp, Perisic; Kulusevski, Son; Kane.
/GazetaBlic Sport


