Sporti

Milan thyen rekordin e zi, asnjëherë më parë nuk i kishte ndodhur të humbte tri ndeshje në grupet e Champions League

10/19/2021 23:05
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka humbur ndaj Portos me rezultatin minimal 1:0.

Ishte Luiz Diaz ai i cili realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Porton në këtë ballafaqim, shkruan GazetaBlic Sport.

E Milani tani ka tri humbje në tri ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve, gjë që nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë në histori të klubit.

“AC Milan ka humbur tre ndeshjet e para në një fazë të grupeve të CL për herë të parë në historinë e tyre”, shkruan faqja e statistikave Opta.

Milanin në këtë edicion e kanë mposhtur edhe Atl Madrid dhe Liverpool.

/GazetaBlic Sport