Sporti

Milan synon Gakpon, në janar

10/02/2022 18:40
nga:E K

Milani kërkon shërbimet e lojtarit të PSV, Cody Gakpo.

Gakpo është një lojtar mjaft i përfolur kohën e fundit, për shkak të formës së tij të mirë.

Disa ekipe janë duke e monitoruar situatën e holandezit, në mesin e tyre edhe kampioni i Italisë, Milani.

Sipas raportimit të ‘Calciomercato’, ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të hyjnë në garë për 23 vjeçarin.

Përveç Milanit interesim për të kanë shfaqur edhe Arsenal dhe Manchester United.