Serie A vjen me disa ndeshje interesante sot.
Në fushë zbresin disa nga skuadrat e mëdha, atje ku do të kërkojnë vazhdimësinë pozitive të rezultateve, shkruan GazetaBlic Sport.
Njëra nga ndeshjet më interesante pritet të jetë ajo mes Atalantas dhe Napolit, me dy skuadrat që po tregojnë paraqitje shumë pozitive në këtë edicion.
Milani e pret Spezian në ora 20:45, ku kërkon të kthehet tek fitoret pas humbjes nga Torino.
“Rossonerët” siguruan një fitore shumë të rëndësishme ndaj Salzburg të mërkurën, duke kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.
Ja formacionet e mundshme të kësaj sfide:
AC Milan: Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Gabbia, Hernandez; Tonali, Pobega; Messias, Diaz, Leao; Origi
Spezia: Dragowski; Amian, Ampadu, Kiwior, Reca; Ekdal, Bourabia; Agudelo, Verde, Gyasi, Nzola


