Skuadra e Milanit ka ndërmend të përforcojë vijën e sulmit në orët e fundit të merkatos.
‘Rossonerët’ janë në negociatat të avancuara me sulmuesin e Portos, Mehdi Taremi, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e ekipit të madh italian, përcjell GazetaBlic Sport.
Dy klubet sot do të diskutojnë detajet përfundimtare këtë mëngjes, teksa Taremi ka rënë dakord me një transferim tek AC Milan.
Ky transferim mund të kompletohet për një shumë prej afër 20 milionë eurove, duke ditur se sulmuesi ka vetëm edhe një vit kontratë me Porton.
/GazetaBlic Sport
? Milan is on the verge of signing Mehdi Taremi from Porto. The two clubs will discuss the final details this morning
[@MatteMoretto] pic.twitter.com/2Ewp6vszfj
— Milan Eye (@MilanEye) August 30, 2023


