Sporti

Milan shumë afër marrëveshjes përfundimtare me Tijjani Reijnders

07/08/2023 09:03
nga:Mergim Rreci

AC Milan është afër nënshkrimit të Tijjani Reijnders nga AZ, raporton Calciomercato.

Skuadra e Serie A ka intensifikuar kontaktet me agjentin e mesfushorit holandez dhe janë të sigurt se do ta transferojnë atë nga skuadra e Eredivisie, përcjell GazetaBlic Sport.

Rossonerët e përfunduan marrëveshjen me Pulisic dhe tashmë do të fokusohen tek Reijnders dhe disa emra të tjerë në merkato.