Skuadra e Milanit ka fituar ndaj Atalantas mbrëmë në Serie A me rezultatin 2-0 në San Siro.
Autogoli i Mussos dhe goli i Junior Messias ishin të mjaftueshëm që ekipi i Milanit të merr tre pikë mjaft me rëndësi, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur për DAZN pas fitores 2-0 ndaj Atalantës.
“Nuk kishte asgjë për të rregulluar tek ekipi, sepse kurrë nuk kishte dyshime. Humbjet na hoqën besimin dhe më pas erdhën paraqitjet nën mundësitë tona. Fitoret, nga ana tjetër, na rikthyen dëshirën për t’i bërë gjërat siç duhet. Thjesht u kthyem të luajmë me karakteristikat tona”, tha Pioli.
/GazetaBlic Sport


