Sporti

Milan publikon listën e lojtarëve për ndeshjen e Champions League ndaj Tottenham, mbesin jashtë Maignan dhe Ibrahimovic

02/03/2023 08:26
nga:E K

Milani ka shpallur listën e skuadrës së tyre për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, me Malick Thiaw që zëvendëson Sergino Destin, por Zlatan Ibrahimovic dhe përkohësisht Mike Maignan janë lënë jashtë.

“Rossonerët” do të përballen me Tottenham Hotspur në raundin e 16-të në takimin ku do kenë mungesa të shumta të lojtarëve shkaku i lëndimeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Shpresohej që Ibrahimovic do të ishte në gjendje të rikuperohej për gjysmën e dytë të sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni në gju në maj 2022, por veterani suedez ka arritur të rikthehet dhe ka mbetur jashtë skuadrës për Champions League.

Mbrojtësi i krahut Dest hiqet nga lista dhe zëvendësohet nga transferimi i verës Thiaw, kurse çështja e madhe mbetet Maignan, i cili fillimisht ishte në skuadër dhe më pas u largua për t’i hapur rrugë Ciprian Tatarusanu pas dëmtimit të tij.

Edhe pse ende besohet se francezi do të rikthehet për t’u përballur me Spurs, ai fillimisht nuk është në listën e Champions League.

Ja lista e skuadrës nga Milan: Ballo-Toure, Brahim Diaz, Bennacer, Calabria, De Ketelaere, Florenzi, Gabbia, Giroud, Theo Hernandez, Kalulu, Kjaer, Krunic, Leao, Tatarusanu, Mirante, Origi, Messias, Pobega, Rebic, Saelemakers, Tomori, Tonali, Thiaw.

/GazetaBlic Sport/