Skuadra e Milanit ka publikuar fanellën e re për edicionin 2021/22.
Fanella përmban vija ikonike të kuqe dhe të zeza të AC Milanit të interpretuara në gjerësi të ndryshme në një dizajn të vetëm simetrik, përcjell GazetaBlic Sport.
Introducing the Milan state of mind: here's our new @pumafootball 2021/22 Home Shirt ?⚫ #MoveLikeMilan #SempreMilan
— AC Milan (@acmilan) May 11, 2021
Fanella e re e AC Milan merr frymëzim nga energjia, kreativiteti dhe stili i Milanos.
Romagnoli, kapiteni i Milanit tha: “Veshja e ngjyrave kuqezi ditë për ditë më jep një krenari të jashtëzakonshme. Fanella e re duket me të vërtetë moderne, dhe ju mund të shihni me të vërtetë nga vjen frymëzimi për vija – është një përfaqësim i shkëlqyeshëm i Milanit duke zgjeruar horizontin”.


