Sporti

Milan po mendon t’a shkarkojë Piolin, mësohet zëvendësuesi i tij i mundshëm

04/28/2021 18:34
nga:L J

Milan është duke kaluar në një periudhë jo të mirë në Serie A.

Ndeshjen e fundit Milan u mposht me rezultat 3-0 nga Lazio, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë humbje Milan zbriti në pozitën e 5’të në tabelë duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.com, Milan do ta shkarkojë Piolin nëse nuk arrin të kualifikohet në Champions League.

Sipas këtyre mediave, Allegri është një opsion që ta zëvendësojë Piolin në postin e të parit të Milan.

/GazetaBlic Sport/