Sporti

Milan planifikon lëvizjen për Ziyech

12/26/2021 10:03
nga:E K

Skuadra e Milan po planifikon një lëvizje për yllin e Chelsea.

‘Rossoneri’ vazhdojnë të jenë në kërkim të një lojtari me tipare ofensive kreative, dhe Hakim Ziyech është emri që rikthehet në listën e dëshirave.

Milan shqyrtoi emrin e Ziyech dhe Bernardo Silva gjatë verës, por asnjëra lëvizje nuk u konkretizua. Me formën e portugezit, dihet se është e vështirë të sigurohet kartoni i tij dhe tashmë skuadra italiane ka kthyer vëmendjen kah Ziyech.

Fichajes raporton se Milani po përgatitet për të bërë një lëvizje për marokenin që nuk ka hapësirat e duhura në ‘Stamford Bridge’.

Milan dëshiron të përfitojë nga situata jo e mirë e marokenit në Londër dhe ta transferojë lojtarin në ‘San Siro