Sporti

Milan nuk ‘heq dorë’ nga Ziyech – do të tentojë të mbyllë marrëveshjen në janar

10/10/2022 18:09
nga:E K

Asnjëherë nuk u konsiderua si titullar i padiskutueshëm që nga ardhja e tij në Chelsea në vitin 2020.

Hakim Ziyech mund të përdorë merktaon e transferimeve të janarit për të rifilluar të luajë rregullisht dhe për të tashmë ka interesim të fortë nga AC Milan, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, Milan do të përpiqet të mbyllë negociatat në afatin kalimtar dimëror.

Italianët nuk duan blerjen e kartonit të tij pasi fillimisht janë të interesuar për transferimin e marokenit në formë huazimi.

/GazetaBlic Sport/