Sporti

Milan nuk guxon të gabojë sonte ndaj Torinos, Pioli me disa ndryshime në formacion

04/10/2022 12:29
nga:L J

Milani do të luajë sonte përballë Torinos.

Stefano Pioli po shuan dyshimet e fundit të formacionit për ndeshjen e cila assesi nuk duhet humbur për të mbajtur vendin e parë në renditjen tabelare, përcjell GazetaBlic Sport.

Në mediat italiane raportohet se Sandro Tonali do të ulet në pankinë me Franck Kessié i cili do të kthehet në formacionin titullar së bashku me Bennaccer – ndërsa Brahim Diaz do të prapa sulmuesve.

Ndërkohë Saelemaekers pritet të luajë nga minuta e parë, para Messias.

Ndeshja fillon nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport