Sporti

Milan nuk është e interesuar për Coutinhon, braziliani në shitje

07/19/2021 20:37
nga:E K

Ditë më parë u raportua për një interesim të Milanit për Philippe Coutinhon.

Eksperti i trasferimeve, Fabrizio Romano, ka hedhur poshtë spekulimet, duke treguar se Milan dhe Barcelona nuk janë në bisedime për një transferim të brazilianit në Itali, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë duket se Barcelona nuk llogarit më në shërbimet e mesfushorit brazilian dhe e ka hedhur në listën e trasferimeve.

Coutinho u transferua nga Liverpool te Barcelona në vitin 2018.

29 vjeçari ka zhvilluar 64 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola për “Blaugranët”.

/GazetaBlic Sport/