Sonte fillon edicioni i ri në Ligën e Kampionëve.
Disa ndeshje interesante janë në program, me kryendeshjet në Itali e Francë, shkruan GazetaBlic Sport.
Milani dhe Newcastle përballen me fillim nga ora 18:45, atje ku pritet të jetë një takim shumë interesant në ‘San Siro’.
Sandro Tonali do të rikthehet të luajë ndaj skuadrës së tij, kurse ‘Rossonerët’ do të kërkojnë rezultat sa më pozitiv pas humbjes së thellë në derbi ndaj Interit.
Ja formacionet e mudshmme:
Milan: Maignan; Calabria, Tomori, Kjaer, Hernandez; Pobega, Krunic, Loftus-Cheek; Chukwueze, Giroud, Leao
Newcastle United: Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Longstaff, Tonali, Guimaraes; Gordon, Isak, Barnes
/GazetaBlic Sport/