Sporti

Milan nënshkruan kontratë të re me Alexis Saelemaekers

10/15/2021 21:18
nga:Mergim Rreci

Milani ka njoftuar zyrtarisht se Alexis Saelemaekers ka nënshkruar një marrëveshje të re deri në qershor 2026.

Anësori 22-vjeçar mbërriti nga RSC Anderlecht në janar 2020 dhe e ka treguar paraqitje shumë të mira tek skuadra e drejtuar nga Pioli, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam i lumtur që jam rritur me këtë ekip,” tha Saelemaekers në faqen zyrtare të klubit.

Kontrata e tij e mëparshme skadonte në qershor 2024, por Saelemaekers dhe Milan kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur marrëveshjen me dy vjet shtesë.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë rinovimin e kontratës së Alexis Saelemaeker deri më 30 qershor 2026,” shkroi klubi në një deklaratë.

Saelemaekers ka shënuar katër herë në fanellën e Milanit, duke kontribuar me 10 asistime gjatë kohës së tij me klubin.