Milan po kalon një moment shumë të mirë midis kampionatit dhe Europës, me 7 fitore radhazi, teksa e fundit erdhi përballë Lecce-s në San Siro me rezultatin 3-0.
Një sezon në të cilin skuadra e Pioli-t ka arritur fazën çerekfinale të UEFA Europa League, teksa titulli në Serie A është një mision thuajse i pamundur.
Tani, në prag të merkatos së verës, drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të përmirësuar organikën, por ajo çfarë ka spikatur në këtë sezon është fakti se lëvizjet e verës 2023 kanë rezultuar shumë produktive.
Duke nisur nga Pulisic e Loftus-Cheek, por edhe Chukwueze, Reijnders, Jovic e Okafor kanë ndryshuar shumë gjëra në profilin e Milan-it që është mbështetur fortë edhe të Theo, Leao dhe Giroud.
Por, nëse flasim vetëm për lojtarët që kanë ardhur pas verës së vitit 2023, merkato e verës i ka sjellë “kuqezinjve” 42 gola dhe 19 asist.
Pulisic deri më tani ka zhvilluar 13 gola në të gjitha kompeticionet, pas amerikanit vjen Loftus-Cheek që deri më tani ka realizuar 10 gola dhe në podium është edhe Jovic me 8 finalizime.
Këtë mesjavë, Milan do të zbresë në fushën e lojës përballë Roma-s në takimin e parë të çerekfinaleve të UEFA Europa League, sfidë që do të luhet në “San Siro”, ndërsa në kampionat pozicionohet në vendin e dytë me 68 pikë, pas 31 javësh.