Milan nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Empolit.
“Rossonerët” nuk arritën të vazhdojnë formën e mirë pas fitores në xhiron paraprake ndaj Napolit me rezultat 4-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtarët e drejtuar nga Pioli nuk gjetën rrugën drejt golit duke u ndalur me barazim pa gola në “San Siro”. Giroud megjithatë tundi rrjetën e Empolit në minutën e 89’të, por goli u anulua nga VAR.
Milan pas xhiros së 29’të pozicionohet në vendin e 3’të të Serie A me 52 pikë.
/GazetaBlic Sport/


