Super ndeshja e Serie A mes Milanit dhe Napolit zhvillohet sonte.
Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Rossonerët’ kërkojnë vetëm pikët e plota ndaj Napolit kryesues, por që të drejtuarit e Antonio Contes e kanë dëshmuar forcën e tyre, duke humbur vetëm në një ndeshje gjatë këtij sezoni.
Ja formacionet zyrtare:
Milan: Maignan; Emerson Royal, Thiaw, Pavlovic, Terracciano; Fofana, Musah; Chukwueze, Loftus-Cheek, Okafor; Morata
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno, Olivera; Anguissa, Gilmour, McTominay; Politano, Lukaku, Kvaratskhelia
/GazetaBlic Sport/