Manchester United janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për anësorin Antony, me AC Milan në mesin e klubeve që kanë shfaqur interes, raporton CaughtOffside.
Erik ten Hag ka dhënë dritën jeshile për një largim të Antony, i cili mbërriti në Old Trafford për një tarifë të madhe nga Ajax. Braziliani nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë e “djajve të kuq” dhe shpesh kritikohet nga tifozët, transmeton GazetaBlic Sport.
Deri më tani këtë sezon, 24-vjeçari Antony ka bërë vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat.
Kuqezinjtë po shqyrtojnë një opsion për të sjellë Antony, por vetëm nëse shesin Samuel Chukwueze. Nigeriani kërkohet nga disa skuadra angleze – Fulham, Wolverhampton, Aston Villa dhe West Ham.
Villa është në një pozicion të favorshëm për të nënshkruar me nigerianin për shkak të njohjes së tij me Unai Emery të Villarrealit.
/GazetaBlic Sport/


