Sporti

Milan merr lajmin e tmerrshëm para ndeshjes me Liverpoolin, dy lojtarë tjerë dëmtohet dhe do të mungojnë nesër

12/06/2021 11:24
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit po lufton me lëndimet këtë sezon.

Ekipi “Rossoner” nesër ka ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, ku në rast fitore mund të shpresojë për kalimin tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, para kësaj ndeshje Pioli ka marrë lajme aspak të mira.

Pietro Pellegri, i cili doli para kohe në ndeshjen ndaj Salernitanës, iu nënshtrua testeve që konfirmuan praninë e një dëmtimi në muskulin e djathtë. Lojtari do t’i nënshtrohet një kontrolli të ri për rreth dhjetë ditë dhe do të mungojë nesër.

I lënduar nga ndeshja e fundit mbeti edhe Rafael Leao, i cili u zëvendësua menjëherë pas pjesës së parë. Leao kishte marrë një goditje, por siç raportohet ai ka pësuar dëmtim muskulor dhe ende nuk dihet nëse luan nesër – apo edhe ai i shtohet listës së mungesave.

/GazetaBlic Sport