Skuadra e Milanit sonte takohet me Liverpoolin në “San Siro”.
Milan dhe Liverpool takohen me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së fundit të grupeve të Champions Leagues, shkruan GazetaBlic Sport.
Liverpool ka siguruar kalimin tutje në fazën e eliminimit direkt, kurse “Rossonerët” duan fitoren sonte që të shpresojnë kualifikimin tutje.
Milan futet në këtyë duel me mungesa të mëdha, si Kjaer, Leao, Calabria, Rebic – kurse Liverpooli mund të bëjë disa ndryshime për t’i pushuar lojtarët.
Këto janë formacionet zyrtare.
Milan: Maignan; Kalulu, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Messias, Brahim, Krunic; Ibrahimovic.
Liverpool: Alisson; N.Williams, Phillips, Konaté, Tsimikas; Oxlade-Chamberlain, Morton, Minamino; Salah, Origi, Mané.
/GazetaBlic Sport/


