Kupa e Botës 2022

Milan-Leao, ylli portugez thyen heshtjen, nga Katari zbulon detaje

11/30/2022 17:14
nga:Lorik J

Milan dhe Rafel Leao vijojnë me qetësi dhe besim diskutimin mbi rinovimin e kontratës. Ka qenë vetë ylli portugez që ka bërë të dituar një fakt të tillë, menjëherë pas sfidës kundër Uruguait:

“Diskutimi që pata me Maldinin përpara se të niste Botërori ka qenë shumë pozitiv”, u shpreh shkurtimisht Leao i pyetur në lidhje me të ardhmen e tij.

Leao ka një kontratë me Milan deri në vitin 2024, por palët dëshirojnë të zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre, mbi të gjitha kuqezinjtë kërkojnë të shfuqizojnë klauzolën e tij të largimit prej 150 milionë euro, shifër që janë të gatshëm ta paguajnë klube si Chelsea dhe PSG.