Milani u kthye mbrëmë në Itali nga Dubai.
Ka shumë pritshmëri, siç raporton Tuttosport, për testet instrumentale që do t’i nënshtrohet Mike Maignan në orët e ardhshme për të kuptuar gjendjen reale të lëndimit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Dëmtimi muskulor i pësuar disa javë më parë ende nuk është eliminuar plotësisht nga portieri francez, rikthimi i të cilit në fushë është ende i pasigurt.
Ai mund të humbasë ndeshjen e parë pas rikthimit ndaj Salernitanas.
/GazetaBlic Sport


