AC Milan po bën lëvizje kyçe në përpjekje për të transferuar Samuele Ricci.
Reprezentuesi italian kërkohet nga dy skuadra nga Italia dhe nga Premierliga, zbulon eksperti i transferimeve Gianluca Di Marzio.
Në Itali, Milani është klubi më i vendosur në ndjekjen e mesfushorit. Nuk ka gjasa që Torino të pranojë të lërë Ricci të largohet në janar, megjithëse gjithçka është e mundur. Di Marzio shton se, sipas tij, marrëveshja vështirë se do të bëhej në dimër, por në verë.
Mesfushori 23-vjeçar ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2026.
Ricci ka bërë 14 paraqitje në Serie A dhe Coppa Italia deri më tani këtë sezon.
/GazetaBlic Sport