Sporti

Milan kërkon transferimin e ish lojtarit të Trepçës 89′

07/23/2021 13:22
nga:E K

Sulmuesi ganez, Charles Bismark i cili ka luajtur më herët tek Trepça 89′, po kalon karrierë të frytshme edhe në Evropë.

Pas transferimit nga Trepça 89′ në Bullgari tek CSKA Sofia, Bismark vazhdoi të prodhojë paraqitje të mira, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai shënoi tri gola në katër paraqitje dhe njëri prej tyre ishte përcaktues në triumfin në Kupën e Bullgarisë.

Paraqitjet e tij të mira kanë rënë në sytë e gjigantit italian, AC Milan.

Sipas Milannews24, ekipi i madh italian ka shprehur interesim për Bismark. Mbetet të shihet nëse Bismark do të transferohet tek super klubi italian…

/GazetaBlic Sport/