Sporti

Milan-it i rikthehen dy mbrojtës për sfidën ndaj Atalanta-s

02/24/2024 12:46
nga:Mergim Rreci

Emergjenca në mbrojtje te Milan është drejt fundit.

Trajneri Stefano Pioli ka marrë një lajm të mirë, me Pierre Kalulu, Davide Calabria dhe Fikayo Tomori të gjithë të gatshëm për të punuar në grup dhe që janë afër rikthimit në fushën e blertë bëjnë me dije mediet italiane.

Dy mbrojtësit e krahut do të jenë të parët që do të kthehen dhe me shumë mundësi do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Atalanta-s këtë të djelë.

Sa i përket Tomori-t, anglezit do i duhen edhe disa ditë për të qenë në gjendjen e duhur që të jetë i gatshëm për të luajtur.

Ai pritet të jetë sërish në dispozicion të Pioli-t të premten e ardhshme për ndeshjen në transfertë ndaj Lazio-s.

Me këto tre rikthime në mbrojtje, Pioli shpreson të pakësojë numrin e golave të pësuar.