Sporti

Milan interesohet për transferimin e Luka Modric

06/03/2025 08:38
nga:Lorik J

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, pohon se Milani është interesuar për veteranin e Real Madridit, Luka Modric.

Mesfushori është në fund të kontratës së tij me madrilenët pas 13 vitesh ku fitoi absolutisht gjithçka.

Meqenëse ai është një lojtar i lirë, Milani do të ishte në gjendje t’i ofronte një pagë mbresëlënëse, ndoshta me ndihmën e disa marrëveshjeve sponsorizimi.

MilanNews.it thekson se Modric ka thënë se ka qenë mbështetës i Milanit që nga fëmijëria, kështu që shpresojnë se kjo do të jetë e mjaftueshme për ta bindur atë të përmbushë një ëndërr.

Trajneri Max Allegri dëshiron poashtu të punojë me lojtarin kroat.

/GazetaBlic Sport