Sporti

Milan interesohet për rekordmenin e Real Madridit, Marcelo!

06/19/2022 15:28
nga:Lorik J

Theo Hernandez është një garanci në linjën e majtë, por Milani do të garojë në disa fronte sezonin e ardhshëm dhe francezi ka nevojë për një zëvendësues të denjë.

Në skenë ka dalë edhe Marcelo, futbollisti më fitues në historinë e Real Madrid. 34-vjeçari mbylli aventurën 15-vjeçare me “Los Blancos” dhe po studion qetësisht ofertat që ka marrë.

AS shkruan se kampionët e Italisë janë hedhur në veprim, duke i afruar lojtarit brazilian një pagë sezonale 3 milionë euro neto, pak a shumë sa gjysma e asaj që përfitoi sezonin e fundit në La Liga.

Tani pritet përgjigja e futbollistit nga Rio de Janeiro, i cili mund të tundohet të provojë një aventurë në Itali me një nga klubet më të mëdha në planet.