Sporti

Milan – Inter, kjo skuadër shihet si më favorite për finalen e Superkupës së Italisë

01/17/2023 17:17
nga:Mergim Rreci

Është koha për derbin e madh italian.

Milani dhe Interi do të përballen nesër në orën 20:00 në stadiumin ndërkombëtar King Fahd në finalen e Superkupës së Italisë.

Në Riad, dy skuadrat milaneze do të luftojnë për të fituar trofeun, përcjell GazetaBlic Sport.

Bazuar tek kuotat e basteve, Interi shihet si më favorit ndaj Milanit, me fitoren e ‘Neruazzurëve’ që kuotohet me 2.55, kurse fitorja e ‘Rossonerëve’ me 2.80.

Kujtojmë që Milani shkon në këtë finale si fitues i trofeut të Serie A, kurse Interi e fitoi Kupën e Italisë.

/GazetaBlic Sport/