Sporti

Milan – Inter, këto janë notat e lojtarëve pas barazimit në derbi

11/07/2021 23:03
nga:E K

Inter dhe Milan kanë barazuar në derbin e madh italian të kësaj jave.

Fillimisht skuadra mysafire kaloi në avantazh me golin e Calhanoglut, shkruan GazetaBlic Sport.

Calhanoglu shënoi nga pika e bardhë në minutën e 11’të të takimit.

Stefan de Vrij gjeti golin por në portën e gabuar në minutën e 17’të të takimit për të barazuar shifrat në 1-1.

Martinez kishte rastin e artë që ta dërgonte ekipin e tij në avantazh pas pjesës së parë, por nga penalltia nuk arriti t’a mposht portierin e Milanit.

Pjesa e dytë nuk na dhuroi gola dhe ndeshja u mbyllë me rezultat të njëjtë 1-1.

Me këtë rezultat, Milani mbetet në vendin e dytë me 32 pikë aq sa ka edhe lideri, Napoli, kurse Inter pozicionohet në vendin e 3’të në tabelë me 25 pikë.

Pas ndeshjes webfaqja e famshme ‘SofaScore‘ ka bërë vlerësimin e lojtarëve, ku lojtari më i mirë në fushë sipas kësaj faqe ishte Calhanoglu.

Këto janë notat e lojtarëve:

/GazetaBlic Sport/