Sonte luhet Superkupa e Italisë mes Interit dhe Milanit.
Inter, fituesi i Kupës së Italisë dhe Milan, fituesi i Serie A do të përballen sonte nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin ndërkombëtar “King Fahd”, para 69.000 spektatorëve.
Kjo do të jetë vetëm finalja e tretë mes Milanit dhe Interit pas Kupës së Italisë në 1977 dhe Superkupës së Italisë në 2011: kuqezinjtë kanë fituar dy të mëparshmet në 90 minuta, duke shënuar saktësisht nga dy gola në të dyja ndeshjet.
Ja formacionet zyrtare të kësaj sfide:
AC Milan XI: Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernández; Tonali, Bennacer; Messias, Brahim Díaz, Leao; Giroud.
Inter XI: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.
/GazetaBlicSport/


