Sporti

Milan, Inter dhe Juventus kërkojnë një ndryshim të bujshëm në Serie A

02/10/2024 09:03
nga:Mergim Rreci

Një zhvillim interesant mund të jetë në horizont në Serie A.

Interi , Juventusi dhe Milani duan të ulin numrin e skuadrave në kompeticion nga 20 në 18, përcjell GazetaBlic Sport.

Informacioni bëhet i ditur nga agjencia ANSA, e cila thotë se të tre klubet janë takuar tashmë me Gabriele Gravina, presidentin e Federatës Italiane (FIGC), për të shpjeguar synimin e tyre dhe për të kërkuar një reformë në strukturën e kompeticionit.

Të pranishëm në takim ishin Giuseppe Marotta (drejtor ekzekutiv i Interit ), Francesco Calvo (administrator i Juventusit ), Maurizio Scanavino (drejtor ekzekutiv i Juventusit) dhe gjithashtu Paolo Scaroni (president i Milanit ), i cili ishte në lidhje telefonike.

Duhet theksuar se Asambleja e Përgjithshme e Serisë A zhvillohet të hënën. Asambleja e jashtëzakonshme e FIGC do të zhvillohet më 11 mars.

Sipas të njëjtit burim, shumica e klubeve italiane nuk janë pro propozimit të Interit , Juventusit dhe Milanit .

/GazetaBlic Sport/