Sporti

Milan insiston për Ziyech

07/30/2021 23:49
nga:E K

Milan po kërkon me ngulm transferimin e Ziyech.

Kohëve të fundit raportohet nga mediat e ndërkombëtare për një interesim të theksuar të skuadrës së Milan për shërbimet e marokienit, Ziyech, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas mediave italiane, Chelsea ka refuzuar ofertën e parë nga ‘Rossonerët‘ të cilët e kërkuan lojtarin në formë huazimi.

Blutë e Londrës janë të hapur vetëm për shitjen e tij të plotë.

/GazetaBlic Sport/