Gabriel Jesus pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit.
Ylli brazilian i Manchester City me shumë gjasë do të largohet nga ‘Etihad’ gjatë kësaj vere, për të kërkuar hapësirat e tij diku tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.
Pasi Haaland pritet t’i bashkohet Cityt në sezonin e ri, Jesus do ketë edhe më pak hapësira dhe “Citizens” kanë pranuar ta lënë të lirë brazilianin.
Arsenali është skuadra më serioze në garën për Gabriel Jesus, megjithatë garës tani i është bashkuar edhe Milan.
“Calciomercato” raporton se Milan do të nisin negociatat me Cityn pasi janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit brazilian.
Skuadrat që duan shërbimet e tij duhet të paguajnë 60 milionë euro “dëmshpërblim” për Cityn.
? Milan are interested in signing Gabriel Jesus. They are expected to hold new contact for him this week to understand the margins of a negotiation, having inquired about him through his entourage before
[@calciomercatoit] pic.twitter.com/5pBp4laAzM
— Milan Eye (@MilanEye) May 16, 2022
/GazetaBlic Sport


